Jo vetëm Nkunku, Fenerbahce kërkon edhe "yllin" tjetër të Milanit

View on original source
فئة: رياضات
مشاركة
الأرشيف
إعجاب
Jo vetëm Nkunku, Fenerbahce kërkon edhe 'yllin' tjetër të Milanit 'Calciomercato.com' zbulon se në radarin e Fenerbahce nuk është vetëm Christopher Nkunku, por mesfushori francez, Youssouf Fofana, i transferuar verën e kaluar te kuqezinjtë nga Monaco për 30 milionë euro. 26-vjeçari francez është një titullar i rregullt në formacionin e Max Allegri-t, por jo pak herë kanë munguar kritikat për perfomancat e tij, ndaj nuk do të ishte aspak surprizë largimi i tij vetëm pas 5 muajsh te Milan. Mundësia më e madhe është për huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit. Për i përket Nkunku, duket shumë i vështirë largimi i francezit sidomos tani në merkaton e janarit. Vetë lotari por edhe drejtuesit e klubit janë shprehur se nuk e mendojnë largimin e tij dhe ai do vazhdojë të qëndrojë te kuqezinjtë.

(0)تعليقات