Më 9 shkurt vijon procesi 'Thaçi dhe të tjerët'

View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Në kalendarin e Dhomave të Specializuara, seancat nga 9 shkurti e tutje janë caktuar për dëgjim të deklaratave përmbyllëse. Gjithsej shtatë seanca do të mbahen për dëgjim të deklaratave përmbyllëse, për të vijuar me seancat e quajtura si 'administrim i drejtësisë'. Kjo fazë pritet të zgjasë deri në javën e parë të marsit. -Advertisement- Përditësimi i kalendarit vjen pasi Jakup Krasniqit iu refuzua kërkesa për lirim me kusht. Pavarësisht se procesi është në fund, dëshmitarë e as prova nuk ka, Supremja ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e Krasniqit, njëjtë si të Kadri Veselit. 'Më 30 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, hodhi poshtë kërkesën e Jakup Krasniqit për mbrojtje të ligjshmërisë, e paraqitur në nëntor 2025. Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit të 13 gushtit 2025, i cili konfirmoi rrëzimin nga Trupi Gjykues të kërkesës së Krasniqit për lirim të përkohshëm', u tha në njoftimin e Gjykatës. -Advertisement-

(0)Comments