Ahmetaj: Më kanë kërcënuar me grupe kriminale, tentuan të më rrëmbenin fëmijën

Ahmetaj: Më kanë kërcënuar me grupe kriminale, tentuan të më rrëmbenin fëmijën
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Arben Ahmetaj Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta për kërcënimet që thotë se janë bërë ndaj tij dhe familjes së tij. Ish-zëvendëskryeministri deklaroi se është tentuar rrëmbimi i fëmijës së tij të vogël dhe se për këtë rast ka denoncime, komunikime dhe SMS të ruajtura. Ai tha gjithashtu se është kërcënuar përmes grupeve kriminale, ndërsa telefonatat dhe mesazhet e fundit i lidhi me zona të trafikut të kokainës. Arben Ahmetaj ka zbuluar detaje të reja për kërcënimet që thotë se ka marrë gjatë viteve të fundit, duke deklaruar se ato nuk janë kufizuar vetëm tek ai, por kanë prekur edhe familjen dhe fëmijët e tij. Akuza më e rëndë e ish-zëvendëskryeministrit lidhet me fëmijën e tij të vogël. Ahmetaj tha se është tentuar rrëmbimi i tij dhe se për ngjarjen ekzistojnë denoncime, ndërsa deklaroi se disponon edhe komunikime të ruajtura. 'Kanë tentuar të rrëmbejnë fëmijën tim të vogël. Ka denoncime, ka dhe një emër, të pronarit të firmës së sigurisë të Parkut të Liqenit. Nuk dua ta përmend. Kam diskutime, kam SMS të ruajtura. S'kam punë me atë, ai ka bërë detyrën e vet. I kam thënë: më jep kamerat të shoh kush e ka bërë', deklaroi Ahmetaj në "Çim Peka Live". Duke folur për këtë episod, Ahmetaj përdori tone të forta, duke thënë se familja dhe veçanërisht fëmijët e tij përbëjnë një vijë që askush nuk duhet ta kalojë. 'Fëmijën tim ti s'e prek dot, po larg qoftë Zotit të guxosh ta prekësh, historia nuk mbaron aty. Në të vërtetë jam njeri i ligjit. Tek familja ime, tek fëmijët e mi... unë s'merrem me fëmijët e askujt! As me gratë e askujt, siç janë marrë me fëmijët e mi', tha Ahmetaj. Ish-zëvendëskryeministri foli më tej për hetimet ndaj familjes së tij, duke thënë se në to është përfshirë edhe emri i djalit të tij, të cilin e identifikoi si një fëmijë vetëm pesë vjeç e gjysmë. 'E di ti që kanë shkuar tek Livia dhe tek Kesi, dhe në hetime kanë futur dhe emrin e Kelit, fëmijës tim 5 vjeç e gjysmë? Kanë kontrolluar qindarkën se mos kishte marrë ndonjë qindarkë Livia dhe Kesi. Po unë kam këtu pagesat e shkollave të të gjithë dynjasë, të ish-ministrave, të ministrave, apo gjyqtarëve e prokurorëve. Pse, do merrem me fëmijët unë?', u shpreh Ahmetaj. Ahmetaj tha se disponon informacione edhe për familjarë të ministrave, gjyqtarëve dhe prokurorëve, por se nuk synon të merret me fëmijët apo bashkëshortet e tyre. Sipas tij, përgjigjja e tij do të jetë vetëm ndaj personave që kanë shkelur ligjin apo janë përfshirë në veprime kundër tij. 'Nuk dua të merrem me fëmijët e as prokurorit, as gjyqtarit, as ministrit, as me gratë e tyre, siç janë marrë me familjen time. Unë po bëj shërbim ndaj publikut duke u marrë me fenomenin. Nuk shkoj unë tek fëmija, nuk e bëj siç kanë bërë te fëmija im. Unë do të merrem me të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, me të gjithë ata që janë marrë me intriga ndaj meje. Do të merrem patjetër, në të gjitha mënyrat ligjore', deklaroi Ahmetaj. Në fund, ish-zëvendëskryeministri bëri edhe një deklaratë për kërcënime të drejtpërdrejta ndaj tij. Ai tha se janë përdorur grupe kriminale dhe se telefonatat e SMS-të e fundit që ka marrë vijnë, sipas tij, nga zona të lidhura me trafikun e kokainës. 'Më kanë kërcënuar. Kanë vënë grupe kriminale të më kërcënojnë. Pastaj, telefonatat e SMS-ve të mi të fundit janë nga zona shumë të nxehta, të lidhura me trafikun e kokainës', tha Ahmetaj.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.