Zyrtare: Vokli Laroshi rikthehet te Llapi, nënshkruan deri në vitin 2028

Zyrtare: Vokli Laroshi rikthehet te Llapi, nënshkruan deri në vitin 2028
View on original source
Category: Sports
Share
Archive
Like
Llapi ka bërë një lëvizje në repartin e portierëve, duke rikthyer në skuadër Vokli Laroshin. Portieri 25-vjeçar është rikthyer në familjen bardhekaltër pas një edicioni të kaluar te Gjilani, ndërsa tashmë ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij në stadiumin 'Zahir Pajaziti'. Laroshi, me origjinë nga Elbasani, ka edhe një paraqitje me Kombëtaren U21 të Shqipërisë. Ai më parë kishte mbrojtur ngjyrat e Llapit për dy edicione e gjysmë, duke u shndërruar në një pjesë të rëndësishme të skuadrës. Pas përvojës së fundit në Superligën e Kosovës, 25-vjeçari rikthehet te Llapi me synimin për të dhënë kontributin e tij në objektivat e klubit. Rikthimi i tij i jep trajnerit një tjetër alternativë në portë, pasi ky pozicion ka qenë më i ndjeshmi te Llapi këtë fillim sezoni. Laroshi ka firmosur kontratë me Llapin deri në verën e vitit 2028, duke u bërë kështu pjesë e projektit të klubit për sezonet e ardhshme. Vokli Laroshi është sërish bardhekaltër. Llapi i ka uruar mirëseardhje portierit në rikthimin e tij në 'Zahir Pajaziti'. /Telegrafi/

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.