Ahmetaj: Rama ka përfunduar si kioskë e vitit '91, nuk ka më çfarë të shesë!

Ahmetaj: Rama ka përfunduar si kioskë e vitit '91, nuk ka më çfarë të shesë!
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Rama dhe Ahmetaj Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, teksa foli për kryeministrin Edi Rama të cilin e quan 'Kreu i Organizatës', deklaroi se ky i fundit ka përfunduar si kioskë e vitit '91, që nuk ka më çfarë të shesë. Ai theksoi se Rama e nisi rrugëtimin e tij në krye të qeverisë si shpresa e shqiptarëve për të mbyllur tranzicionin, por sot është kthyer në qelizën më kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të Partisë Socialiste. 'Pra, sot kreu i organizatës ngjan me një kioskë të vitit '91, që nuk ka çfarë të shesë më. I ka shitur të gjitha. Ja ka dalë! Ja ka dalë! Po do të vijmë te ai moment. Ja ka dalë. Kemi dhe ne gabimet tona. Po jo faje, as krime. Unë po, unë kam përgjegjësi të lartë morale, se e kam theksuar 100 herë, kam punuar pa asnjë hile që ai... ai të fitonte. Dhe Partia Socialiste të fitonte, së bashku me të. Sepse, do ta them dhe më pas, do ta përsëris sot, ky njeri e filloi rrugëtimin në krye të qeverisë si shpresa e shqiptarëve për të mbyllur tranzicionin. Dhe sot, ja ka dalë të jetë qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të Partisë Socialiste. Unë nuk e di, është e trishtë, nëse Partia Socialiste do të shpëtojë nga metastazat e tij. Nuk e di!', tha Ahmetaj në intervistën e tij për 'Çim Peka Live'

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.