Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati ka hedhur akuza të forta lidhur me procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë, duke pretenduar se ky proces është ndikuar politikisht.
Ahmetaj përmendi tre persona, që sipas tij e kanë kontrolluar procesin e vettingut, Edi Ramën, motrën e Belinda Ballukut, që ai e quan plaçkitëse dhe vajzën e një miku të hershëm të Edi Ramës.
'Nuk e mendoja kurrë që deformimi do fillonte nga vettingu. Shqiptarët duhet ta dinë që Vettingu është bërë nën kujdestari politike të kreut të organizatës dhe kanë qenë tre personazhe kryesor në vetting. 1- këshilltarja e kryeministrit, që nga zyrat e kryeministrisë shkoi në vetting, 2- motra e plaçiktëses dhe 3-vajza e një miku të hershëm të kreut të organizatës', tha Ahmetaj në një intervistë për Çim Peka live në Syri Tv.
ARBEN AHMETAJ:Ne e kemi ndarë edhe këtë moment dhe unë kam qenë i bindur që të votoja drejtësinë e re ishte mision kombëtar. Sigurisht që i kam kërkuar dhe falje publikut për besimin tim ndaj kreut të organizatës. Nuk e mendoja kurrë, me të qenit i sinqertë, që deformimi do të fillonte që nga vetingu.
Shqiptarët duhet ta dinë, vetingu është bërë nën kujdestari politike të kreut të organizatës. Dhe kanë qenë tre personazhe kryesorë në veting. Një, këshilltarja e kryeministrit që nga zyrat e kryeministrisë shkoi në veting; dy, motra e plaçkitëses, motra e Belinda Ballukut; dhe vajza e një miku të hershëm të kreut të organizatës. Dhe kam sjellë shembuj se si, për të njëjtat episode dhe fenomene, dikush është skualifikuar nga…
PYETJE:Mos u flit me emra. Po thoni këshilltarja Sanxhaktari, vajza e mikut Genta Bunga, dhe motra e plaçkitëses, motra e Belinda Ballukut. Këta janë tre personazhet që kanë drejtuar vetingun.
ARBEN AHMETAJ:Ekzaktësisht. Është nepotizëm politik dhe familjar i drejtpërdrejtë. Në ç'vend të botës ndodh kjo? Dhe pastaj gjejmë ndonjë fletë-raporti ku i referohen pseudo-reformës si sukses.
E kam thënë ditën një kur kemi bërë intervistën bashkë. Një investim i cili deformohet duhet korrigjuar. Dhe unë prapë e theksoj sot dhe po ta them, përpara se të ndaj me qytetarët situatën time, situatën e familjes sime.
Unë sot prapë përsëri kam besim tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek vendet anëtare, e theksoj, tek vendet anëtare. Dhe zoti Peka, po të shtoj, shpresoj dhe kam besim që edhe Gjykata Kushtetuese, si niveli më i lartë, dhe Gjykata e Lartë kanë mundësi, dhe unë kam shpresë, të rivendosin rendin kushtetues në drejtësi.
Segmente të SPAK-ut dhe segmente të drejtësisë kanë përmbysur rendin kushtetues në pseudo-drejtësi. E kam thënë që Aranit Çela do t'i kishte zili me sjelljet, shkeljet, brutalitetin dhe daljen nga ligji që kanë bërë segmente të SPAK-ut dhe të drejtësisë.
Your email address will not be published.Required fields are marked*
Save my name, email, and website in this browser for the next time I comment.
This site uses Akismet to reduce spam.Learn how your comment data is processed.
(0)Comments