'Pastrimi': Rrezikohet projekti 74 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë

'Pastrimi': Rrezikohet projekti 74 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë
View on original source
Category: Business
Share
Archive
Like
KRM 'Pastrimi' ka paralajmëruar se projekti strategjik në vlerë prej rreth 74 milionë eurosh për menaxhimin e mbeturinave në Rajonin e Prishtinës rrezikon të mos realizohet, pasi sipas ndërmarrjes, Ministria e Financave nuk ka proceduar me nënshkrimin e marrëveshjeve të financimit me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW). Në një njoftim për media, KRM 'Pastrimi' ka bërë të ditur se ka pranuar informacion zyrtar për mosvazhdimin e procedurave për fillimin e grantit dhe vazhdimin e projektit. Sipas ndërmarrjes, projekti financohet përmes Bashkimit Evropian dhe KfW-së dhe synon të ofrojë një zgjidhje afatgjatë për menaxhimin modern të mbeturinave. Projekti prek drejtpërdrejt gjashtë komuna dhe mbi 500 mijë qytetarë e biznese, të cilëve KRM 'Pastrimi' u ofron shërbime për grumbullimin e mbeturinave. Ndërmarrja thotë se gjatë viteve të fundit ka punuar në përmirësimin e menaxhimit financiar dhe operativ, si dhe në ngritjen e besueshmërisë institucionale, duke kaluar nga një situatë me bilanc negativ në bilanc pozitiv operativ. KRM 'Pastrimi' ka theksuar se rreth 24.1 milionë euro nga vlera totale e projektit janë të zotuara prej më shumë se dy vitesh, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një proces të avancuar dhe të përgatitur ndër vite. Sipas kompanisë, mosnënshkrimi i marrëveshjeve të financimit rrezikon investime të rëndësishme në sistemin e menaxhimit të mbeturinave. Ndër to përfshihen ndarja e mbeturinave në burim dhe zhvillimi i sistemit të riciklimit, blerja e mbi 100 kamionëve të rinj, rreth 10 mijë kontejnerë të rinj, si dhe investime kapitale në objekte dhe infrastrukturë për gjashtë komuna. KRM 'Pastrimi' ka vlerësuar se një mosrealizim eventual i projektit do të ishte goditje jo vetëm për ndërmarrjen, por edhe për qytetarët, institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë që kanë qenë të përfshirë në përgatitjen e tij. Ndërmarrja ka kërkuar angazhim institucional për gjetjen e një zgjidhjeje që do të mundësonte vazhdimin e projektit.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.