'U bë nga kreu i organizatës'/ Arben Ahmetaj flet për Vettingun në Drejtësi: SPAK dhe GJKKO kanë përmbysur rendin kushtetues

'U bë nga kreu i organizatës'/ Arben Ahmetaj flet për Vettingun në Drejtësi: SPAK dhe GJKKO kanë përmbysur rendin kushtetues
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Në një intervistë për Syri TV, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmeti deklaroi se Vettingun në Drejtësi u krye nën drejtimin e kreut të organizatës, duke nënkuptuar Edi Ramë. 'Organet e SPAK dhe GJKKO kanë përmbysur rendin kushtetues' deklaroi Ahmetaj. 'Do ta zgjeroja pak në raport me drejtësinë. Edhe gjatë bisedës sonë do t'u referohem segmenteve të caktuara brenda SPAK-ut dhe brenda drejtësisë, sepse kurrë nuk do t'i fusja të gjithë prokurorët apo të gjithë gjyqtarët në të njëjtin thes. Unë akoma dhe sot besoj që ka dhe do të ketë prokurorë, ka dhe do të ketë gjyqtarë që do të kontribuojnë në rivendosjen e sistemit kushtetues, në drejtësinë e deformuar që ekziston sot. Nuk e mendoja kurrë, që deformimi do të fillonte që nga Vettingu. Shqiptarët duhet ta dinë që Vettingu është bërë me vëzhgimin e kreut të organizatatës. Në cfgarë vendi të botës ndodh kjo, E kam thënë në ditën një, një investim i cili deformohet duhet korrigjuar. Unë sot prap kam besim te SHBA, te vendet anëtare. Dhe sot kam besim që edhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë të vendosin rendin kushtetues në drejtësi. Organet e SPAK dhe GJKKO kanë përmbysur rendin kushtetues,' tha Ahmetaj. Unë sot e kam familjen të shpërbërë, i kam fëmijët të traumatizuar, i ikam pasuritë të sekuestruara. Familja ime është e traumatizuar nga kreu i organizatës, nga plaçkitësja dhe nga Erion Veliaj dhe nga një ish-ministër që do rezervohem sot për t'ja përmendur emrin, ' tha Ahmetaj. gijotina.com/ Etiketa: Arben Ahmetaj

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.