Turistët vijojnë të zgjedhin bregdetin midis Adriatikut dhe Jonit dhe shijojnë larminë e ofertave të Vlorës.
Për operatorët turistik, prenotimet vijojnë të jenë të larta, një rënie e vogël nga gushti, mirëpo kërkesat referuar sezonit janë të larta krahasuar me vitin e kaluar,
Joni Ferati, menaxher hotelerie na tregon se shtatori, nis me turizmin kulturor, përfshirë edhe plazhin.
Temperaturat më të qeta, plazhi më i pastër, trafiku më i përballueshëm, dhe çmimet më okazionale. Është kjo ajo se pse turistët zgjedhin fillim vjeshtën për të pushuar.
'Jam nga Maqedoni, është shumë bukur. Vi këtu çdo vit, hera e pestë që zgjedh Vlorën në shtator. Gjithmon në shtator. Moti është i mirë. Çmimet janë shumë mirë, 30 euro nata. Ushqimi kushton, ndoshta sepse euro ka rënë', tha një turist nga Maqedonia e Veriut.
'Jam nga Ukraina. Kam ardhur me familjen. Shtatori është sezoni perfekt. Moti, deri, temperaturat janë perfektë. Ushqimi i mirë. Jemi për herë të parë këtu dhe do vijmë sërish. Na treguan miqtë për Shqipërinë, të gjithë flasin shumë mirë për Shqipërinë. Është një eksperiencë e paharrueshme', u shpreh një vizitor ukrainas.
'Jam nga Italia, Bolonja. Shumë bukur, lungomarja në darkë shumë e bukur. Kam ardhur me miqtë. Shumë më mirë nga çfarë e kisha menduar', tha turistja italiane.
'Vij nga provinca e Milanos. Hera e parë në Vlorë. Zgjodhëm shtatorin për shkak të punëve dhe temperaturave. Shumë mirë deri tani. Do qëndrojmë një orë. Jemi kurjoz për të parë sa më shumë. Kemi ardhur për pushime. Për Vlorën më kanë folur koleget, hera e parë këtu', tha një tjetër turiste italiane.
Moti po ndihmon turizmin n bregdet që të zgjasë këtë sezon që gjithsesi është shumë më i mirë se një vit më parë
(0)Comments