Një hartë e publikuar nga Donald Trump ka shkaktuar reagim të fortë në Islandë, pasi ishulli nordik paraqitet si pjesë e territorit të Shteteve të Bashkuara.
Qeveria islandeze ka paraqitur protestë zyrtare pranë SHBA-së, ndërsa ministrja e Jashtme, Þorgerður Katrín Gunnarsdóttir, ka thirrur ambasadorin amerikan në Reykjavik për t'i përcjellë kundërshtimin e saj.
Në hartën e publikuar në rrjetet sociale, Islanda, Kanadaja, Grenlanda dhe Meksika shfaqen të mbuluara me elementë të flamurit amerikan dhe nën emërtimin 'United States of America'.
Publikimi vjen në një moment delikat për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe vendeve nordike, veçanërisht pas interesit të përsëritur të Trumpit për Grenlandën.
Pavarësisht se Islanda është anëtare themeluese e NATO-s dhe ka një marrëveshje mbrojtjeje me SHBA-në, Reykjaviku e ka bërë të qartë se ishulli është një shtet sovran dhe nuk është pjesë e Shteteve të Bashkuara.
(0)Comments