Nufi: Nuk ka më ushtarë dhe efektivë që fikin zjarret me shkurre. Situata e vështirë për gjithë rajonin

Nufi: Nuk ka më ushtarë dhe efektivë që fikin zjarret me shkurre. Situata e vështirë për gjithë rajonin
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi në një lidhje Live nga Lezha për emisionin 'Off the Record' nga Andrea Danglli në A2CNN, theksoi që nuk është vetëm Shqipëria, por i gjithë rajoni që përballet me një situatë të vështirë me zjarret. 'Situata e zjarreve nuk është një situatë tipike e Shqipërisë. Po të shikoni online, hartat dhe satelitët e NASA-s, e kuptoni që është i gjithë rajoni, Italia, Greqia, që janë përfshirë nga flakët e zjarrit', tha ai. Nufi vuri në dukje se flakët nuk luftohen vetëm me mjete teknologjike, por edhe me zjarrfikëse, pompa uji, dhe prerjet e pyjeve e tokës. Sipas tij nuk ka më ushtarë dhe efektivë që e fikin zjarrin me shkurre e thupra. 'Nuk besoj që ke parë sivjet asnjë ushtar të FA-ve që fikin zjarret me shkurre. Janë pajisur shumë mirë ushtarët e Forcave të Armatosura, të bazës së emergjencave civile, që kanë mjete apostafat për përballimin e zjarreve. Nuk luftohen zjarret me mjete teknologjike, patjetër që luftohen me zjarrfikëse, me pompat e ujit që dalin nga zjarrfikëset dhe në momentet që bëhen prerjet e pyjeve apo të tokës, që të mos kalojë zjarri nga një anë në tjetrën. Pastaj nëse ka nevojë për ndërhyrje nga ajri, patjetër'.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.