Lladrovci pret kampionen e Evropës në futbollin amerikan

Lladrovci pret kampionen e Evropës në futbollin amerikan
View on original source
Category: Sports
Share
Archive
Like
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim kampionen e Evropës në futbollin amerikan, Edona Lekun. Lladrovci bëri të ditur se Leku është pjesë e Kombëtares së Finlandës dhe luan në vijën sulmuese, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në sukseset e ekipit. Në postimin e tij, Lladrovci ka veçuar triumfin e Finlandës në Kampionatin Evropian të femrave në futbollin amerikan, ku në finale mposhti Gjermaninë me rezultat 6:0. Kryetari i Drenasit e ka nderuar sportisten me mirënjohje, librin e Bedri Islamit kushtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, si dhe një medaljon të punuar nga gratë e Drenasit. Ndërsa nga Edona Leku, Lladrovci ka pranuar si dhuratë fanellën e saj me numrin 77.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.