'Mazhoranca dhe opozita, të ndajnë debatin e ditës nga interesi kombëtar', Balla: Shqipëria në BE brenda 2030, objektivi i përbashkët

'Mazhoranca dhe opozita, të ndajnë debatin e ditës nga interesi kombëtar', Balla: Shqipëria në BE brenda 2030, objektivi i përbashkët
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbështetur idenë për miratimin e një ligji të ri për organizimin e Kuvendit, duke theksuar rëndësinë e rolit të deputetit dhe angazhimit të tij në terren. Ai theksoi gjithashtu nevojën që mazhoranca dhe opozita të dinë të ndajnë debatin politik të ditës nga interesat kombëtare, duke nënvizuar se për objektivin europian të Shqipërisë duhet të ekzistojë një linjë e përbashkët. 'E mbështes idenë e Kuvendit për një ligj për një rol të rëndësishëm të deputetit dhe rolin në terren. Shpresoj që ne të miratojmë ligjin për organizimin e Kuvendit brenda sesionit. Mazhoranca dhe opozita duhet të dinë të ndajnë mirë debatin mes debatit të ditës dhe interesit kombëtar. Ne mund të debatojmë, por për destinacionin europian të Shqipërisë kemi linjën e përbashkët. Koha që kemi përpara na kërkon një punë intensive. Çdo ditë duhet të na afrojë me Shqipërinë në BE brenda 2030. Është përgjegjësia jonë që ta gjejnë brezat e ardhshëm.' Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.