Teksa ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nga Zvicra bëri të tjera denoncime bombë në 'Çim Peka Live', për avokatin Genc Gjokutaj, SPAK tanimë duhet të ishte vënë në lëvizje.
Duke i konsideruar denoncimet e Ahmetajt si afera të dyshimta, Gjokutaj i ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv, tha se Prokuroria e Posaçme duhet të kishte ndërmarrë veprime të menjëhershme, me nisjen e hetimeve kryesisht.
Sipas tij, heshtja e institucioneve përballë këtyre fakteve tronditëse rrezikon t'i kushtojë shtrenjtë buxhetit të shtetit, ndërkohë që provat e aferave mund të grisen dhe të zhduken njëherë e përgjithmonë.
Kush inceneratori? Këta thonë inceneratori i Tiranës. Vazhdon me çmimin inceneratori. Pra këta janë presigjatorë, fusin lepur e nxjerrin rosë. Nuk ka më problem kjo punë. Ajo që unë dua të ngrej me forcë, është një fakt tjetër. Këto janë skandale. Këto nuk janë afera të dyshimta, sepse ne po i biem në qafë njërit apo tjetrit.
Po lëre ministrinë e mbrojtjes. Ku është SPAK-u? SPAK-u duhet të fillojë kryesisht, nuk ka nevojë për kallëzim. Që mbrëmë regjistrohet një procedim, sepse të gjithë këto hamendësime që neve, që për mua janë të vërteta, se janë personazhet e vërteta, janë transaksionet e vërteta, por përse është hetimi? Hetimi është pikërisht që të sqarojë, është bërë ky transaksion njëherë apo jo? E dyta, a është në përputhje me ligjin? A është në kushte diskriminuese për shqiptarët?
Pra porta e cila i hap derën kësaj të vërtete që fillon me dyshimin e arsyeshëm, se prokurori akuzon dyshimi i arsyeshëm. Pastaj vijmë tek, tek e vërteta objektive që e vërteton gjykata. E kupton? Po këtu s'ka proces, nuk ka proces. Unë nuk e vë në dyshim fare autenticitetin e atyre përgjigjeve, po ti ato përgjigjeve do t'i marrësh të mirëqenia dhe të regjistrosh një procedim penal që të sekuestrosh menjëherë dokumentacionin, se këta të zhdukin letrat.
Këta përpiqeshin thonë s'kemi kontratën. Mbas tre vjetësh u kujtuan, po si qenka pa kontratë kjo punë? Këta të grisin kontratën e kupton çfarë bëjnë këta? Se këta s'kanë as cipë as turp as absolutisht. Janë të zhveshur nga kjo histori...Atëherë, edhe për publikun, është kapur mjeku me pizhame natën, është dhënë video në një emision investigativ. Edhe ky emision mbrëmë investigativ është. Dakord? Që shkohet, merret informacione...
Çdo thënie e Benit mbrëmë është një indicie e cila të çon te prova. Po Beni nuk do vijë të sekuestrojë Beni dokumentacionin. Beni thotë ja ku e keni. Ti e kupton? Ja ku e ke, e ke te njëshi që këta e kërkojnë në kombinat. Pra historia është që evidenca është, po duhet verifikuar nga organet e specializuara. Për këtë punë është SPAK-u, që të marrë dokumentacionin, sepse, ka dhe një problem tjetër, se do dalin këta kalamaqinj. Sepse kemi shumë. Këta kalamaqinj bile do hap një shkollë për të mësuar se si nuk duhet folur.
Shiko, aferat korruptive zakonisht bëhen me shumë kujdes nga pikëpamja civile. Që kontrata në pamje të parë të duket e rregullt, sepse kontratat janë tip. Po leku nuk është në kontratë. Këta duan, se shiko e degjenerojnë deri këtu sa që kujtojnë se do vëmë me thesa në sup. E kupton, jo jo nuk është kështu. Kontrata nga pikëpamja civile, formale mund të jetë shumë e rregullt.
Puna është sa lekë janë dhënë, kur janë dhënë, sa është vlera e transaksionit, sa është vlera reale dhe sa është mbivlera që është futur xhepave. Se me këto kontrata ky shoku ka financuar fushatat elektorale. Dakord? Edhe po e mban me thonj. Po e mban me thonj, dakord? Se neve tashti, ushtrinë ia dhamë Izraelit, tashti ne po i japim dhe mjekësinë Izraelit. Tashti Izraeli, e pamë ku. Izraeli nuk është ndonjë shtet që shquhet, e kupton.
(0)Comments