Shpërthimi i Anak Krakataut paralizon fluturimet në Indonezi, 270 mijë pasagjerë mbeten të bllokuar

Shpërthimi i Anak Krakataut paralizon fluturimet në Indonezi, 270 mijë pasagjerë mbeten të bllokuar
View on original source
Category: Tourism
Share
Archive
Like
Shpërthimi i vullkanit Anak Krakatau ka shkaktuar anulimin e më shumë se 2 mijë fluturimeve në Indonezi, duke lënë rreth 270 mijë pasagjerë të bllokuar. Disa aeroporte kanë zgjatur për të dytën ditë radhazi pezullimin e operacioneve. Vullkani ndodhet në Ngushticën Sunda, mes ishujve Java dhe Sumatra. Aktiviteti i tij nisi të premten në mbrëmje, kur u vunë re burime lave dhe sasi të mëdha hiri vullkanik. Reja e hirit është zhvendosur edhe në drejtim të Xhakartës dhe provincës Lampung. Mes aeroporteve të prekura është edhe Aeroporti Ndërkombëtar Soekarno-Hatta i Xhakartës, një prej qendrave kryesore të transportit ajror në vend. Autoritetet vendosën të shtyjnë rihapjen për shkak se hiri vazhdon të jetë i pranishëm në hapësirën ajrore përreth. Sipas njoftimit zyrtar, fluturimet në këtë aeroport pritet të rifillojnë në orën 23:59 të së hënës. Deri në të njëjtën orë do të vijojë të jetë i mbyllur edhe aeroporti Halim Perdanakusuma, i cili përdoret për shërbime civile dhe ushtarake. Ndërprerjet kanë krijuar kaos në aeroportet e vendit. Pasagjerë të shumtë janë përballur me radhë të gjata, ndërsa kanë kërkuar rimbursime ose të dhëna lidhur me fluturimet e anuluara. Një pjesë e tyre është detyruar të zgjedhë forma të tjera transporti. Për të mos pritur në aeroport, ajo zgjodhi të udhëtonte gjatë natës me dy trena ndërqytetas dhe mbërriti në Xhakartë rreth orës 03:00 të së hënës. Autoritetet kanë bërë të ditur se aktiviteti i vullkanit mund të vijojë. Agjencia Gjeologjike e Indonezisë njoftoi të hënën se mundësia e shpërthimeve të tjera mbetet e lartë.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.