Në prag të përballjes ndaj Interit në Champions League, në një intervistë për Sky Sport Italia, konfirmoi pëlqimin e tij për Milanin, por theksoi se zikaltrit janë një kundërshtar që meritojnë respekt.
'Sigurisht që preferoj Milanin, por Interi është një kundërshtar që meriton shumë respekt. Ata janë një ekip me cilësi. Kur pashë shortin, mendimi im i vetëm ishte i përqendruar te Marcus Thuram. Ne kemi qenë miq për shumë vite dhe nuk mendova shumë për Interin. Është një ndeshje e madhe për të gjithë dhe nuk ka miq në fushë', tha Mbappe.
Francezi nuk kurseu as lavdet ndaj Lautaro Martinez.
'Ai është një lojtar i mrekullueshëm, por shpresoj që të mos jetë në formë nesër. Është kënaqësi të luash kundër sulmuesve të aftë për të bërë diferencën', shtoi Mbappe.
(0)Comments