Dita e 100-të e protestës, qytetarët rrethojnë godinën e Kryeministrisë

Dita e 100-të e protestës, qytetarët rrethojnë godinën e Kryeministrisë
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Protesta kundër qeverisë ka shënuar këtë të hënë 100 ditë rezistencë, ndërsa qytetarët janë rikthyer në rrugët e Tiranës për të përsëritur kërkesat e tyre ndaj qeverisë. Tubimi nisi pas orës 19:00 në sheshin 'Skënderbej', ku protestuesit hodhën një sërë thirrjesh kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. 'Ju erdhi fundi', 'Shqipëri e re', 'Rama jep dorëheqjen' dhe 'Rama në burg, Berisha në burg' ishin disa prej sloganeve të dëgjuara gjatë protestës. Pas grumbullimit në shesh, protestuesit marshuan në drejtim të Bulevardit 'Dëshmorët e Kombit' dhe u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan fjalimet dhe thirrjet kundër qeverisjes. Në ditën e 100-të, protestuesit zhvilluan edhe një aksion simbolik. Të kapur dorë për dore, ata formuan një rreth përreth godinës së Kryeministrisë, duke përcjellë mesazhin e bashkimit dhe qëndrueshmërisë së protestës. Kërkesa kryesore e tyre vijon të jetë dorëheqja e Edi Ramës dhe e qeverisë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Etiketa: Edi Ramaprotesteqytetare

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.