Ratko Mladiq u përcoll me ceremoni shtetërore, BE dënon glorifikimin e kriminelëve të luftës

Ratko Mladiq u përcoll me ceremoni shtetërore, BE dënon glorifikimin e kriminelëve të luftës
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Last Updated on 07/09/2026 by EL Bashkimi Evropian ka reaguar përmes një deklarate zyrtare me rastin e vdekjes së ish-gjeneralit serb Ratko Mladiq, të dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Sipas deklaratës së zëdhënësit të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (SEAE), konfliktet e armatosura të viteve 1990 në Ballkanin Perëndimor mbeten ndër momentet më të errëta të historisë së fundit të Evropës. BE shpreh solidaritetin e saj me të gjitha viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre që vuajtën nga krimet e luftës në vendet e ish-Jugosllavisë. 'Ratko Mladiq ishte një kriminel lufte i dënuar, i cili kishte kryer krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Ai vdiq duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe gjenocidin e Srebrenicës,' thuhet në deklaratë. Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë e dënoi Mladiçin me burgim të përjetshëm në vitin 2017, duke i cilësuar krimet e tij si ndër më të rëndat të njohura për njerëzimin. BE thekson se çdo formë e glorifikimit të kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi historik bien ndesh me vlerat themelore evropiane dhe nuk kanë vend as në Bashkimin Evropian, as në vendet kandidatë për anëtarësim. 'Pajtimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimor mbeten thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët,' vijon deklarata. Bashkimi Evropian rivlerëson angazhimin e tij si partner i vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur proceset e pajtimit, stabilitetin rajonal dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të trashëguara nga e kaluara, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Deklarata e plotë: Konflikti i armatosur i viteve 1990 në Ballkanin Perëndimor ishte ndër momentet më të errëta të historisë së fundit të Evropës. Ne qëndrojmë në solidaritet me të gjitha viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre që vuajtën nga krimet e luftës në vendet e ish-Jugosllavisë. Ratko Mladiç ishte një kriminel lufte i dënuar, i cili kishte kryer krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Ai vdiq duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe gjenocidin e Srebrenicës. Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë e dënoi atë me burgim të përjetshëm në vitin 2017, duke i përshkruar krimet e tij si ndër krimet më të tmerrshme të njohura për njerëzimin. Çdo glorifikim i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi bien ndesh me vlerat më themelore evropiane dhe nuk kanë vend në BE apo në vendet kandidatë për anëtarësim në BE. Pajtimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimor mbeten thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët. BE-ja është partner i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur përpjekjet e tyre për të nxitur pajtimin dhe stabilitetin rajonal, si dhe për të gjetur dhe zbatuar zgjidhje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse për mosmarrëveshjet dhe çështjet rajonale e dypalëshe të partnerëve tanë, që rrjedhin nga trashëgimia e së kaluarës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare./et

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.