Qiraxhi: Ka tension të shtuar dhe të paarsyeshëm të policisë, qytetarët janë provokuar gjatë protestave

Qiraxhi: Ka tension të shtuar dhe të paarsyeshëm të policisë, qytetarët janë provokuar gjatë protestave
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
I ftuar në emisionin 'Pika mbi i' në Ora News, Migen Qiraxhi foli për protestat e qytetarëve dhe tensionet e krijuara mes protestuesve dhe forcave të policisë. "Sigurisht që ndërkohë që parlamenti dhe ligjvënësit morën pushime, qytetarët e kësaj republike të cilët kanë pasur arsye për të protestuar përgjatë gjithë gushtit kur ata ishin me pushime, kanë protestuar gjithashtu. Edhe në një farë mënyre ka qenë e paralajmëruar protesta e tyre përpara godinës së parlamentit ose kuvendit. Në këtë kuptim unë mendoj që ka një tension të shtuar dhe të paarsyeshëm të forcave të rendit, të cilat ne i kemi parë. Në rastet kur unë kam qenë vetë pjesëmarrës e kam dëshmuar një disproporcionalitet dhe një nervozizëm të lartë të forcave policore kundrejt qytetarëve të cilët shpeshherë, në të shumtën e rasteve, janë aty në mënyrë paqësore. Sigurisht që ka pasur elemente të cilat për policinë e shtetit mund të konsiderohen shqetësuese siç mund të jenë vezët, që në dijeninë time ose në çka unë kam mundur të studioj nuk ka ndonjë akt dhune, apo plagosje, apo agresioni, kur një qytetar në mënyrë simbolike tenton të godasë me vezë dikë tjetër. Absolutisht që po. Megjithëse unë do të dëshiroja shumë që t'i bëja thirrje çdo qytetari që të tregonte akt të lartë vetëpërmbajtjeje edhe në rastet kur ata përballen pas kësaj dhune disproporcionale, edhe kur provokohen. Sepse unë kam parë raste vetë ku qytetarët thellësisht janë të provokuar. Në arrestimet e fundit, policia mori me forcë një qytetar që thjesht bënte video një ngjarje. Në këtë kuptim, vetëm për ta thënë, do të duhet që ne, ashtu siç e kemi nisur këtë protestë, ta mundim këtë lloj qeverisje me atë që është akti më i lartë i organizimit ", u shpreh Qiraxhi. Ndiqni emisionin e plotë:

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.