"Sot do të bëheshin 38 muaj", Ahmetaj: Po të qëndroja në Shqipëri, familja ime do numëronte ditët e burgut

"Sot do të bëheshin 38 muaj", Ahmetaj: Po të qëndroja në Shqipëri, familja ime do numëronte ditët e burgut
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj në intervistën e tij të pestë nga Zvicra, deklaroi se Rama synonte ta bënte 'kokë turku', dhe nëse do të kishte qëndruar në Shqipëri sot do të ishte 38 muaj në paraburgim. Ai theksoi se për synimet dhe tekat e Ramës, sot familja e tij do të mbetej t numëronte ditët e burgut që ai do të bënte ndërsa procesi i tij zvarritej. 'Segmente të SPAK-ut dhe segmente të drejtësisë kanë përmbysur rendin kushtetues në pseudo-drejtësi. E kam thënë që edhe Aranit Çela do i kishte zili me sjelljet, shkeljet, brutalitetin dhe daljen nga ligji që kanë bërë segmente të SPAK-ut dhe të drejtësisë. Dhe më pas kemi mundësi që t'i theksojmë. Për qytetarët sot unë do isha 38 muaj në paraburgim. Pra imagjinoni të nderuar qytetarë unë isha deputet. Pra u shkarkova në mënyrë simbolike nga kreu i organizatës. Qesharake, perverse, inovacione arkaike, janë kundërshti si fjalë, po sigurisht simbolin e kaloi dhe sot pas 38 muajsh unë do numëroja dhe familja ime do numëronte ditët e burgut. Pse? Se deshte kreu i organizatës...', u shpreh Ahmetaj në intervistën e tij për 'Çim Peka Live'.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.