(FOTO) 'Sfidoi gravitetin në mes të detit'/ Dua Lipa befason me ushtrimin e pazakontë gjatë pushimeve

(FOTO) 'Sfidoi gravitetin në mes të detit'/ Dua Lipa befason me ushtrimin e pazakontë gjatë pushimeve
View on original source
Category: Entertainment
Share
Archive
Like
Dua Lipa po shijon disa ditë pushimi në një destinacion tropikal, por duket se relaksi për këngëtaren shqiptaro-britanike nuk nënkupton shkëputje nga aktiviteti fizik. Artistja ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet e saj, ku shfaqet pranë detit, duke shijuar motin e ngrohtë dhe atmosferën relaksuese. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është një video ku Dua shihet duke bërë pilates në një mënyrë mjaft të pazakontë. E vendosur mbi një dërrasë sërfi dhe në mes të ujit, këngëtarja realizon një pozicion të vështirë, duke balancuar trupin në kokë dhe duke sfiduar kështu gravitetin. Pamjet kanë treguar edhe një herë përkushtimin e saj ndaj aktivitetit fizik, ndërsa Dua duket se po e shijon në maksimum kohën e lirë larg angazhimeve muzikore. Këngëtarja ka qenë mjaft aktive gjatë muajve të fundit, ndaj këto ditë pushimi duket se po i shërbejnë për t'u relaksuar, por edhe për të ruajtur rutinën e saj sportive. Me detin, diellin dhe ushtrimet fizike në të njëjtin kombinim, Dua Lipa ka gjetur një mënyrë krejt të veçantë për t'i shijuar pushimet.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.