Rebelët Huthi sulmojnë Arabinë Saudite, dronët e raketat shkaktojnë 73 të plagosur

Rebelët Huthi sulmojnë Arabinë Saudite, dronët e raketat shkaktojnë 73 të plagosur
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Zgjerohet rrezikshëm lufta në Lindjen e Mesme. Rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani sulmuan katër qytete në jug të Arabisë Saudite, duke plagosur të paktën 73 persona dhe duke shkaktuar zjarre në disa objekte të industrisë së naftës. Sipas autoriteteve saudite, sulmet me dronë dhe raketa goditën një bazë ajrore në Khamis Mushait, si dhe objekte të kompanisë shtetërore të naftës në Abha, Najran dhe Jazan, një qytet-port i rëndësishëm në Detin e Kuq. Pamjet satelitore të NASA-s treguan re të dendura tymi të zi në zonat e goditura. Autoritetet saudite thanë se mes të plagosurve ka edhe gra dhe fëmijë. Sulmet konsiderohen ndër më të mëdhatë ndaj Arabisë Saudite që prej nisjes së luftës mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit. Ndërkohë, mediat e kontrolluara nga Huthit raportuan për sulme ajrore saudite ndaj objektivave në Jemen. Rikthimi i luftimeve në Gjirin Persik ka ndikuar edhe në tregjet e naftës. Çmimi i Brent-it iu afrua të martën nivelit prej 100 dollarësh për fuçi, duke rritur shqetësimet për furnizimet globale me energji.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.