Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me bashkëpunëtorë, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas njoftimit të OVL-UÇK-së, gjatë takimit janë diskutuar çështjet dhe shqetësimet kryesore të veteranëve të UÇK-së, si dhe zhvillimet aktuale që lidhen me ta.
Në takim është vlerësuar rëndësia e marrëdhënieve të mira dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa OVL-UÇK ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme britanike ndaj Kosovës.
Sipas organizatës, takime të tilla mundësojnë që zëri dhe shqetësimet e veteranëve të përcillen drejtpërdrejt te partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.
(0)Comments