Dominik Szoboszlai po e shijon përgjegjësinë e shtuar që ka marrë te Liverpooli, pasi është emëruar një prej zëvendëskapitenëve të skuadrës.
Trajneri Andoni Iraola muajin e kaluar emëroi Szoboszlain, Alisson Beckerin dhe Joe Gomezin si zëvendëskapitenë të Virgil van Dijkut për sezonin 2026/27, pas largimit të Andy Robertsonit gjatë verës.
25-vjeçari, i cili është kapiten i Kombëtares së Hungarisë, nënshkroi kontratë të re afatgjatë me Liverpoolin në korrik dhe beson se ishte gati të merrte një rol zyrtar drejtues në klub.
Në një intervistë me ish-kapitenin legjendar të Liverpoolit, Steven Gerrard, për TNT Sports, Szoboszlai tregoi edhe mënyrën se si e ushtron rolin e tij të ri.
'Mendoj se po, isha gati. Për të qenë i sinqertë, kjo është periudha ime më e gjatë në një klub futbolli, pasi nuk kam qëndruar kurrë kaq gjatë në një klub si ky. Ky është sezoni im i katërt', deklaroi Szoboszlai.
'Përpiqem të jap maksimumin çdo ditë, në çdo ndeshje dhe në çdo seancë stërvitore. Ndonjëherë ndoshta nuk flas aq shumë në dhomën e zhveshjes, sepse për këtë kemi lojtarë të tjerë, si Virgil, Joey dhe Ali, të cilët janë edhe më me përvojë', shtoi ai.
Szoboszlai theksoi se preferon të udhëheqë me shembull, veçanërisht në fushën e lojës.
'Po, përpiqem të udhëheq me shembull. Mund të flas edhe unë… Mendoj se të dyja janë të nevojshme, por unë preferoj të flas në fushë, përmes mënyrës se si luaj dhe asaj që bëj', u shpreh hungarezi.
Mesfushori foli edhe për kënaqësinë që po përjeton duke punuar nën urdhrat e trajnerit Andoni Iraola.
'Më pëlqen shumë. Natyrisht, e di se ai ka një stil loje shumë direkt dhe intensiv, gjë që mua më pëlqen shumë', tha Szoboszlai.
'Kjo është ajo që na mungoi sezonin e kaluar. Nëse mund ta rikthejmë këtë intensitet dhe të tregojmë se e duam më shumë se kundërshtarët, ne e kemi cilësinë. Dhe të gjitha këto së bashku, askush nuk mund të na ndalë', vazhdoi ai.
Szoboszlai tregoi se kishte folur edhe me bashkëkombësin e tij, Milos Kerkezin, i cili kishte punuar me Iraolan te Bournemouthi.
'Natyrisht që kam folur me Milosin. Ai ka punuar me të te Bournemouthi, kështu që në fakt e prisja këtë, sepse më tha: 'Do të vrapojmë, do të japim gjithçka, do të luajmë një kundër një nëse është e nevojshme'. Dhe kjo është ajo që më pëlqen. Dua të dal në fushë dhe nuk duhet të kemi frikë nga askush', deklaroi ai.
Në fund, Szoboszlai theksoi se Liverpooli duhet të bëjë që kundërshtarët të shqetësohen më shumë për ta.
'Si Liverpool FC, duhet të përqendrohemi tek ajo që bëjnë skuadrat e tjera, por ato duhet të përqendrohen edhe më shumë te ajo që bëjmë ne. Prandaj, le të ndërtojmë diçka perfekte dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë.
Le t'i bëjmë ata të mendojnë: 'Çfarë do të bëjmë tani që po vjen Liverpooli?'', përfundoi Szoboszlai.
Liverpooli është duke u përgatitur aktualisht për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve për këtë edicion të cilën e luan ndaj Atletico Madridit në 'Anfield Road' të mërkurën nga ora 21:00./Arbresh.info
Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e a...
100 ditë protesta në Shqipëri
Szoboszlai paralajmëron rivalët: Le t'i bëjmë të mendojnë, ç...
Muçi: Me Salahun kemi kimi shumë të mirë, është një lojtar i...
Nesër nuk kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë
Mbi 1 milion euro për rrugën Gorancë–Krivenik, projekti drej...
Muçi: Me Salahun kemi kimi shumë të mirë, është një lojtar i madh
Lautaro: Liga e Kampionëve është një objektiv, ndoshta edhe një ëndërr por jo një obsesion
Ballkani përforcon mbrojtjen me futbollistin e Kosovës U21, Lendrit Shala
Kurti vizitoi punimet në kampusin e ri të universitetit 'Nënë Tereza' në Shkup
Vdekja e punëtorëve në vende pune, Sindikata e KEK-ut zhvillon një aksion simbolik
Policia kap sasi të madhe armatimi, municioni e uniforma në veri
Në ceremoninë përmbyllëse të 'DokuFEST', Kurti ndau çmimin për filmin më të mirë në garën kombëtare
Kurti viziton panairin 'Gratë në Biznes', premton mbështetje për gratë ndërmarrëse
Kurti vizitoi digën e Ujmanit: Pasuri e jashtëzakonshme për Kosovën dhe qytetarët pa dallim
Ministri i Francës për Evropën në Kosovë, pritet nga Konjufca
Kurti bëri homazhe te lapidari i zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës
Aksident trafiku te 'Qafa' në Prishtinë, një veturë përfundon në autobartëse
Haxhiu pjesë e ceremonisë që shënoi 20-vjetorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit
(0)Comments