Mbyllet seanca plenare/ Protestuesit presin deputetët jashtë Kuvendit: Ju erdhi fundi!

Mbyllet seanca plenare/ Protestuesit presin deputetët jashtë Kuvendit: Ju erdhi fundi!
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Ka përfunduar seanca plenare e nisur në orën 17:00 në Kuvend, ndërsa deputetët kanë nisur të largohen nga ambientet e Parlamentit. Të parët që janë larguar kanë qenë deputetët e Partisë Demokratike, të cilët braktisën votimin në sallë, ndërsa më pas kanë dalë edhe deputetët socialistë. Jashtë godinës së Kuvendit vijonte protesta, ndërsa pjesëmarrësit kanë pritur daljen e deputetëve me thirrje dhe brohoritje. 'Ju erdhi fundi!', ishte një nga thirrjet e përsëritura nga protestuesit ndërsa ligjvënësit largoheshin nga Parlamenti. Protesta është zhvilluar nën masa të shtuara sigurie, me forca të shumta policie të vendosura përreth godinës së Kuvendit./K.C/dritare.net

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.