Pacolli dhe Ferati nënshkruajnë marrëveshje në vlerë 1 milion e 650 mijë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat

Pacolli dhe Ferati nënshkruajnë marrëveshje në vlerë 1 milion e 650 mijë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat
View on original source
Category: Blend
Share
Archive
Like
Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se sot, më 07.09.2026, me kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Ferati, nënshkruan marrëveshjen e grantit në kuadër të Projektit të Banimit Social Adekuat. Sipas saj, me këtë marrëveshje, me vlerë 1 milion e 650 mijë euro, do të mundësohet renovimi i 55 shtëpive dhe rindërtimi i 5 shtëpive, duke përmirësuar drejtpërdrejt kushtet e banimit për 60 familje në nevojë. 'Ky është një investim konkret në dinjitetin dhe mirëqenien e familjeve që kanë më së shumti nevojë për mbështetje nga shteti'- ka shkruar ajo në Facebook. Më 22.08.2026, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se projekti për Banimin Social Adekuat do të përfshijë 21 komuna të Kosovës, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 37 milionë eurosh. Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, dhe ministrin në detyrë të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka prezantuar projektin, përmes të cilit parashihet ndërtimi i 773 njësive të banimit. Sipas Kurtit, komunat do të kenë rol të rëndësishëm në zbatimin e projektit, pasi përmes tyre do të zhvillohen procedurat e prokurimit dhe përzgjedhja e familjeve përfituese. 'Vlera e gjithmbarshme e projektit është rreth 37 milionë euro dhe shtrihet në 21 komuna, të cilat janë partnere të rëndësishme në zbatim, sepse nëpërmjet tyre kalojnë edhe procedurat e prokurimit, por edhe përzgjedhja e familjeve përfituese për 773 njësi banimi'- ka shkruar Kurti më 22.08.2026. Ai ka thënë se investimi synon përmirësimin e mirëqenies së familjeve dhe krijimin e kushteve më të mira për jetë. Sipas Kurtit, është duke u zbatuar edhe projekti i Banimit të Përballueshëm dhe Social, aktualisht në komunat e Pejës, Istogut, Podujevës dhe Gjilanit. Ndërkaq, ministrja në detyrë Fitore Pacolli-Dalipi e ka cilësuar projektin si investimin më të madh publik në fushën e banimit social në Kosovë. Prezentohet projekti 37 milionë eurosh për banim social Shpërndaje Cicëroje

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.