'Ndërhyrja e deputetëve për punësime të bëhet vepër penale', Bardhi për propozimin e Ramës: Do jem i pari që do ta votoj

'Ndërhyrja e deputetëve për punësime të bëhet vepër penale', Bardhi për propozimin e Ramës: Do jem i pari që do ta votoj
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se nëse kryeministri Edi Rama dërgon në Parlament ndryshimet në kodin penal, ku të parashikohet dënim me burg për ata që deputetë që ndërhyjnë për të futur njerëz në punë, ai do të jetë i pari që do ta votojë këtë ligj. 'Prandaj nuk më vjen aspak keq për ju kur ju dëgjoj të ankoheni me gjysmë zëri se si ju keqtrajton Edi Rama dhe sesi po përpiqet t'ju bëjë mish për top para njerëzve që të mbulojë përgjegjësitë e tij. Për sa kohë ju nuk gjeni kurajën të bëni asgjë për të mbrojtur dinjitetin tuaj, atëherë e meritoni të trajtoheni pa dinjitet nga Edi Rama. Madje kur ai të sjellë në Parlament ndryshimet në kodin penal, siç ka paralajmëruar, ndryshimet në kodin penal, për t'ju futur në burg, pse ndërhyni të fusni njerëz në punë, unë do të jem i pari që do ta votoj. Kështu që merrni bllokun në dorë, ulni kokën të turpëruar dhe shkoni në vendin që ju dërgon Edi Rama dhe jo ndërgjegja juaj, për shfaqen më tallëse për shqiptarët. Ju nuk shkoni te njerëzit për t'ju dhënë llogari, por me kartonin tuaj në xhep, të gatshëm për t'i vënë zjarrin Shqipërisë, sa herë iu urdhëron Edi Rama', tha mes të tjerash Bardhi. Votat totale janë unike

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.