Gazetari Osman Stafa tha se kjo protestë është thirrur nga Shqipëria dhe jo nga partia. Ne diten e 100, Stafa tha se atdheu thërret dhe të gjithë duhet të jenë bashkë.
'Nuk e kishin menduar kurrë që do zgjaste. Shqiponjat e diasporës do vijnë. Shqipëria do u takojë shqiptarëve dhe jo hajdutëve. Qëndresa historike është kontributi më i zgjuar që i keni dhënë këtij vendi, atdheut, Shqipërisë.
Këtë protestë nuk e ka thirrur partia por Shqipëria. Ka një moment kur të thërret atdheu. Ky është momenti që shqiptarët të luftojnë për atdheun. A e mbani mend, ka kohë që ka mbaruar botërori por ja ku jemi.
Unë do e përsëris, mos i besoni partisë, por besoni popullit shqiptar. Mjaft i keni shërbyer dhe u keni dhënë votën, ky është momenti që shqiptarët të mendojnë për vendin e tyre. Ata duan t'i hedhin hi syve, shqiptarë mos e tradhtoni protestën'.
Your email address will not be published.Required fields are marked*
Save my name, email, and website in this browser for the next time I comment.
This site uses Akismet to reduce spam.Learn how your comment data is processed.
(0)Comments