Në orën 17:00 të kësaj të marte ka nisur sesioni i ri parlamentar, teksa pak minuta më parë kanë mbërritur në ambientet e Kuvendit deputetët, të 'rrethuar' nga gardhet metalike të cilat janë vendosur për shkak të protestës e cila po zhvillohet karshi kësaj seance.
Ndërkohë një video e deputetes së Partisë Socialiste Zegjine Çaushi ka bërë xhiron e rrjetit. Kjo nisje e këtij sesioni parlamentar duket se ka sjellë ndryshime edhe në 'look'-un e Çaushit, e cila nga pamjet e publikuara duket se ka ndryshuar ngjyrën dhe modelin e flokëve, si edhe stilin e veshjes.
Nga kostumet të cilat ishin të përjavshme në shfaqjet e saj në Kuvend, Zgjine Çaushi është shfaqur e veshur me një fustan elegant.
Kujtojmë se sipas raportimeve të deri tanishme në këtë session të ri parlamentar vëmendja pritet të përqendrohet te dy reforma të rëndësishme: reforma zgjedhore dhe reforma administrative-territoriale.
Sa i përket reformës territoriale, Partia Socialiste ka depozituar një propozim për ndryshimin e organizimit aktual të njësive vendore. Sipas këtij propozimi, numri i bashkive në vend do të reduktohet nga 61 në 46.
(0)Comments