​Rusia u lejon kompanive serbe fluturime të rregullta drejt Kaliningradit

​Rusia u lejon kompanive serbe fluturime të rregullta drejt Kaliningradit
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Kompanitë ajrore serbe do të lejohen të kryejnë fluturime të rregullta drejt rajonit rus të Kaliningradit, pas një marrëveshjeje ndërmjet autoriteteve të aviacionit të dy vendeve që mbajnë raporte miqësore ndërmjet vete. Ministria ruse e Transportit njoftoi të hënën se transportuesit e përcaktuar serbë do ta fitojnë të drejtën për të operuar në këtë linjë, raporton Anadolu Agency, që thotë se ky institucion nuk bëri të ditur se kur do të nisin fluturimet dhe cilat kompani do t'i realizojnë ato. Kaliningradi është një enklavë ruse në Detin Baltik, e ndarë nga pjesa tjetër e Rusisë nga Lituania dhe Bjellorusia dhe si rajon, kufizohet me dy shtete anëtare të NATO-s, Lituaninë dhe Poloninë. Pozita gjeografike e ka shndërruar Kaliningradin në një nga pikat kryesore të tensioneve të sigurisë në rajonin e Baltikut, veçanërisht që nga viti 2022, kur Kremlini nisi sulmet për ta pushtuar Ukrainën. Përplasjet janë lidhur me transitin përmes Lituanisë, shtimin e aktivitetit ushtarak dhe incidentet gjatë patrullimit ajror përreth enklavës. Serbia mbetet një prej pak vendeve evropiane që ruan lidhje të drejtpërdrejta ajrore me Rusinë, shkruan AA. Bashkimi Evropian ua ndaloi kompanive ruse përdorimin e hapësirës së tij ajrore më 2022. Moska iu përgjigj me kufizime të ngjashme ndaj transportuesve të BE-së. 'Air Serbia' vazhdoi fluturimet ndërmjet Beogradit dhe qyteteve ruse. Për këtë arsye, vendi u bë një nyje e rëndësishme për udhëtimet e drejtpërdrejta ndërmjet Rusisë dhe pjesës tjetër të Evropës jashtë BE-së. Siç raporton Anadolu, aktualisht, asnjë kompani ajrore e Bashkimit Evropian nuk fluturon drejt, nga ose mbi hapësirën ajrore ruse. Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë e Aviacionit vazhdon të këshillojë shmangien e operimeve në pjesë të hapësirës ajrore të Rusisë perëndimore.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.