Aktivisti dhe biznesmeni Erlind Xhindi ka mb fjalën e tij, ai iu drejtua edhe ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, duke kritikuar aktivitetin e saj publik dhe duke na bëjë propagandë ditën e parë të shkollës. Çfarë propagande do të bësh ti që ke marrë 100 ha tokë?', deklarajtur një fjalim të fortë në protestën e 100-të kombëtare kundër qeverisë, duke bërë thirrje për vijimin e rezistencës qytetare.
'I njëjti zjarr, i njëjti guxim! Presim që vëllezërit nga diaspora t'i japin dorën e fundit këtij pushteti të kalbur', u shpreh Xhindi para protestuesve.
Në fjalën e tij, ai iu drejtua edhe ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, duke kritikuar aktivitetin e saj publik dhe duke e akuzuar për përfshirje në çështje që lidhen me pronat dhe tokën.
'Na vjen Mirela Kumbaro, do të na bëjë propagandë ditën e parë të shkollës. Çfarë propagande do të bësh ti që ke marrë 100 ha tokë?', deklaroi Xhindi. Më tej, aktivisti përdori tone të ashpra ndaj qeverisë, duke akuzuar drejtuesit e saj për korrupsion dhe duke i bërë thirrje të dalin përballë qytetarëve.
'O hajdut, ke njerëzit në shesh. Pse keni frikë të dilni në rrugë? Se jeni në llum. I keni shumë borxhe këtij populli', tha ai. Xhindi e mbylli fjalën e tij duke theksuar se protestuesit do të vijojnë qëndrimin e tyre dhe rezistencën kundër qeverisë.
Your email address will not be published.Required fields are marked*
Save my name, email, and website in this browser for the next time I comment.
This site uses Akismet to reduce spam.Learn how your comment data is processed.
(0)Comments