Ahmetaj: Rama, Veliaj dhe një ish-ministër më shpërbënë familjen

Ahmetaj: Rama, Veliaj dhe një ish-ministër më shpërbënë familjen
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, foli sot lidhur me ndikim e proceseve gjyqësore dhe çështjeve që rëndojnë ndaj tij, si dosja 'Buka' dhe ajo e Inceneratorit. Në një intervistë në 'Çim Peka Live', Ahmetaj e konsideroi si gjenocidiale nivelin e brutalitetit që mori çështja ndaj tij dhe familjes. Ndër të tjera, Ahmetaj hodhi akuza të forta se e gjitha është vepër e kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe një ish-ministri socialist, që nuk zgjodhi t'ia përmendte emrin. 'Brutaliteti ndaj çështjes sime dhe familjes sime ka kaluar në nivel gjenocidi. Unë sot e kam familjet të shpërbërë, fëmijët të traumatizuar, pronat e sekuestruara. Vetë psikologjikisht dhe shpirtërisht jam në burg prej 38 muajsh. Nuk janë sekret vuajtjet e familjes sime dhe nuk i fsheh më. Është vepër e Ramës, Veliajt dhe një ish-ministri që po rezervohem t'i them emrin. Dua të përballem me një drejtësi të çliruar. Lutem që një ditë të përballem me intrigantët dhe duhet betejë, ' tha Ahmetaj.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.