Në Landovicë, në Zonën Operative të Pashtrikut, është ndezur 'Zjarri i Lirisë', në kuadër të aktivitetit '7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi', të ideuar nga platforma qytetare 'Liria Ka Emër'.
Në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, komandantë, veteranë, ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës dhe qytetarë janë bashkuar për të përcjellë mesazhin e tyre të mbështetjes për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Çdo ditë e mbarë dhe çdo festë fillon te Beli Sweets & More!
Nga Zona Operative e Pashtrikut është kërkuar drejtësi dhe liri për çlirimtarët në Hagë, duke ritheksuar besimin në luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe në sakrificën mbi të cilën u ndërtua liria e Kosovës.
Mesazhi nga Landovica ishte i qartë: historia e UÇK-së, sakrifica e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarët e lirisë nuk harrohen dhe nuk lihen vetëm.
'Zjarri i Lirisë' po vazhdon nga njëra zonë operative në tjetrën, duke bashkuar luftëtarët dhe qytetarët rreth të njëjtit mesazh: kujtesë, drejtësi dhe mbështetje për çlirimtarët.
Nga Pashtriku, pranë varreve të atyre që dhanë jetën për lirinë, përcillet edhe një herë zotimi se çlirimtarët nuk janë vetëm.
12 shtator | Ora 14:00 | Sheshi 'Skënderbeu', Prishtinë
Marshi për Liri. Për çlirimtarët. Për drejtësinë.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Industria e mishit 'Medina' në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991
Kompleksi 'Newco Elan' ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
'Guraziu' në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes
'Renelual Tahiri', kompania gjigante nga Prizreni që vazhdon të ndërtojë të ardhmen e Kosovës
(0)Comments