Senatorja amerikane Joni Ernst përshëndet Kosovën për angazhimin në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza

Senatorja amerikane Joni Ernst përshëndet Kosovën për angazhimin në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Senatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joni Ernst, ka përshëndetur vendimin e Kosovës për t'iu bashkuar Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. Përmes një postimi, Ernst ka vlerësuar angazhimin e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve për krijimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më stabile. 'Përshëndes Kosovën për bashkimin me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. Aleatët dhe partnerët e fortë që punojnë së bashku ndërtojnë një të ardhme më të sigurt dhe më stabile për të gjithë. Faleminderit, Kosovë, që iu përgjigjët thirrjes', ka shkruar Ernst. Deklarata e senatores amerikane vjen pas njoftimit për përfshirjen e Kosovës në këtë forcë ndërkombëtare, në kuadër të përpjekjeve për stabilizimin dhe sigurinë në Gaza. /Kosova.info/

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.