Deputeti demokrat: Vetëm budallenjtë thonë që Berishës nuk i është hequr 'non grata' nga SHBA

Deputeti demokrat: Vetëm budallenjtë thonë që Berishës nuk i është hequr 'non grata' nga SHBA
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Deputeti demokrat Klevis Balliu duke folur nga SHBA i konsideroi "budallenj" ata që pretendojnë ende se kryedemokratit Sali Berisha nuk i është hequr 'non grata'. Balliu vuri në dukje se nëse Berisha do ishte 'non grata' nuk do mund të takonte kongresmenë dhe senatorë. Balliu nënvizoi po ashtu se opozita po rivendos një marrëdhënie e re me administratën amerikane, që ka në thelb informimin dhe besimin. ' Fakti që sot Sali Berisha ndodhet në SHBA fakton atë çka ne kemi trumbetuar prej kohësh, që ishin lobimet me paratë e vjedhura, që ju janë vjedhur qytetarëve shqiptarë, për të dëmtuar opozitën, apo për të kapur opozitën përmes disa dordolecëve politikë, të cilët kërkonin të bënin lojën e pushtetit në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Sot ai mal mashtrimesh ka rënë përfundimisht. Kjo vizitë s'i shërben Berishës si politikan, por na shërben të gjithëve ', tha Balliu për emisionin 'Off the Record'. ' Nuk merrem me çdo budalla që del në televizor, unë po them çfarë është fakti. Po të jesh non grata nuk vjen në SHBA dhe takon kongresmenë dhe senatorë. Jo me çdo budalla që del në TV do merremi me të. Konkrete është kjo. Nuk ka non grata por kemi një marrëdhënie të re që në thelb ka informimin dhe besimin ', vijoi ai. Në përputhje me standarded JTI Lexo Lexo Lexo Lexo Lexo Lexo Lexo Lexo Lexo Lexo

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.