​Emiratet e Bashkuara Arabe: Asnjë shtet s'duhet ta kontrollojë Hormuzin, i vetëm

​Emiratet e Bashkuara Arabe: Asnjë shtet s'duhet ta kontrollojë Hormuzin, i vetëm
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Asnjë shtet i vetëm nuk duhet ta kontrollojë Ngushticën e Hormuzit, deklaroi një zyrtar i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi Irani paralajmëroi një 'zonë të re përjashtimi' pranë kësaj rruge ujore. Këshilltari diplomatik i presidentit të EBA, Anwar Gargash, tha se eksportet energjetike dhe aktiviteti ekonomik i vendit të tij nuk mund të mbahen peng. 'Eksportet tona të energjisë nuk do të mbahen peng, as tregtia dhe veprimtaria jonë ekonomike', deklaroi Gargash në një forum të udhëheqësve botërorë në Abu Dhabi, raporton AP, transmeton KosovaPress. Ai kërkoi që Irani të përballet me pasoja për kërcënimin e cisternave të naftës dhe anijeve tregtare me mina, dronë ose raketa. 'Përdorimi i një rruge ujore ndërkombëtare si mjet presioni është i papranueshëm', shtoi Gargash. Emiratet e Bashkuara Arabe, aleate e afërt e Shteteve të Bashkuara, janë goditur vazhdimisht nga raketat dhe dronët iranianë, si hakmarrje ndaj SHBA dhe Izraelit, të cilat e sulmuan Republikën Islamike më 28 shkurt të këtij viti. Gargash paralajmëroi se rindërtimi i besimit ndërmjet Iranit dhe vendeve të Gjirit mund të zgjasë me dekada. Sipas tij, Teherani, duke sulmuar fqinjët, ka 'shkatërruar' çdo supozim për vullnet të mirë.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.