Bloomberg: Hija e Putinit përhapet në të gjithë Evropën pas fitores së ekstremit të djathtë në Gjermani

Bloomberg: Hija e Putinit përhapet në të gjithë Evropën pas fitores së ekstremit të djathtë në Gjermani
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Fitorja e thellë e AfD në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt shihet si një pikë kthese jo vetëm për të djathtën ekstreme gjermane, por edhe për rritjen e forcave politike europiane që mbajnë qëndrime më të afërta me Moskën. Sipas Bloomberg, AfD ka shprehur hapur simpatinë për presidentin rus Vladimir Putin dhe kundërshtimin ndaj mbështetjes së pakushtëzuar për Ukrainën, në një kohë kur Moska po shton presionin dhe aktivitetet e saj ndaj Bashkimit Europian. Franca dhe Italia, rriten zërat kritikë ndaj mbështetjes për Ukrainën Fenomeni nuk kufizohet vetëm në Gjermani. Në Francë dhe Itali, dy prej vendeve më të mëdha të BE-së, po forcohen figura politike që kërkojnë ndryshime në politikën ndaj luftës në Ukrainë. Në Francë, Jordan Bardella ka argumentuar se mbështetja për Ukrainën duhet të jetë më shumë 'transaksionale'. Sipas tij, për shkak të gjendjes së vështirë të financave publike franceze, Parisi duhet të kërkojë garanci dhe përfitime konkrete në këmbim të ndihmës ushtarake që i jep Kievit. Bardella mund të marrë postin e kryeministrit nëse Marine Le Pen fiton zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Le Pen vijon të renditet ndër favoritet kryesorë në sondazhet për raundin e parë, çka ka shtuar shqetësimet për të ardhmen e mbështetjes franceze ndaj Ukrainës. Në Itali, ndërkohë, ish-gjenerali Roberto Vannacci po fiton terren në sondazhe me një platformë nacionaliste, veçanërisht për emigracionin dhe mënyrën se si duhet të zhvillohet procesi i paqes për përfundimin e luftës në Ukrainë. Distanca mes partive të djathta europiane Megjithëse forcat populiste të djathta po fitojnë terren në Europë, ato nuk kanë qëndrime identike ndaj Rusisë. Qëndrimi i AfD-së për dëbime masive të të huajve ka krijuar distancë me forcat e afërta politike në Francë dhe Itali. Le Pen ndërpreu bashkëpunimin me AfD-në në vitin 2024, pas deklaratave të një deputeti gjerman për pjesëtarët e Waffen-SS. Edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbajtur distancë nga AfD-ja, veçanërisht për shkak të lidhjeve të saj të ngushta me Rusinë. Partia e Melonit, Brothers of Italy, ka mbështetur në mënyrë të qëndrueshme marrëdhëniet transatlantike. Rusia vazhdon politikën e saj agresive Në të njëjtën kohë që forcat pro-ruse ose skeptike ndaj mbështetjes për Ukrainën po fitojnë terren në disa vende europiane, Moska nuk po jep sinjale për uljen e presionit ndaj Europës. Kryeministri irlandez Micheal Martin deklaroi se Rusia po bëhet 'gjithnjë e më e pamatur' brenda BE-së dhe se kjo është një realitet që Europa nuk mund ta injorojë. Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka akuzuar Gjermaninë se po lëviz drejt një përplasjeje të drejtpërdrejtë me Rusinë. Duke iu referuar vendimit të Berlinit për të mbyllur disa shërbime diplomatike pas incidentit me dron në aeroportin e Leipzigut, Lavrov deklaroi se ky zhvillim mund të jetë 'në njëfarë mënyre fillimi i një lufte të vërtetë'. Your email address will not be published.Required fields are marked* Save my name, email, and website in this browser for the next time I comment. This site uses Akismet to reduce spam.Learn how your comment data is processed.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.