Sylejman Baxhaku ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, pas gjashtë muajsh në këtë detyrë.
Përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve, Baxhaku ka thënë se gjatë kësaj periudhe është përpjekur të ndërtojë një sistem shëndetësor funksional dhe në shërbim të qytetarëve.
'Gjatë kësaj periudhe 6-mujore, jam përpjekur me përkushtim të ndërtoj një sistem shëndetësor funksional dhe në shërbim të secilit prej jush', ka shkruar Baxhaku, raporton PrizrenPress.
Ai ka theksuar se menaxhimi efektiv kërkon autonomi zyrtare dhe bashkëpunim institucional, ndërsa ka kritikuar atë që i ka cilësuar si ndërhyrje të jashtme politike në vendimmarrje.
'Kur vendimmarrja dëmtohet nga ndërhyrjet e jashtme politike, si nga niveli komunal, ashtu edhe nga udhëheqja e partisë, përgjegjësia profesionale e drejtorit zbehet', ka deklaruar ai.
Baxhaku ka thënë se anashkalimi i përsëritur i strukturës drejtuese e ka bërë të pamundur vazhdimin e detyrës.
'Në kushte të tilla, ku struktura drejtuese anashkalohet në mënyrë të përsëritur, vazhdimi i detyrës është i pamundur', ka shkruar Baxhaku.
Në fund të njoftimit, ai ka falënderuar stafin shëndetësor për punën e palodhshme dhe qytetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen.
'Shëndetësia e Prizrenit meriton punë e integritet, jo lojëra politike', ka përfunduar Baxhaku./PrizrenPress.com/
Marketing
Çdo ditë e mbarë dhe çdo festë fillon te Beli Sweets & More!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Industria e mishit 'Medina' në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991
Kompleksi 'Newco Elan' ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
'Guraziu' në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes
'Renelual Tahiri', kompania gjigante nga Prizreni që vazhdon të ndërtojë të ardhmen e Kosovës
(0)Comments