Kryeministrja italiane: Zona Schengen mund të ruhet vetëm duke mbrojtur kufijtë e BE-së

Kryeministrja italiane: Zona Schengen mund të ruhet vetëm duke mbrojtur kufijtë e BE-së
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka bërë thirrje për mbrojtjen e kufijve të Bashkimit Evropian (BE) për të ruajtur zonën Schengen, transmeton Anadolu. 'Mbetem plotësisht e bindur se zona Schengen mund të ruhet në mënyrën më të mirë të mundshme vetëm nëse mbrohen kufijtë e jashtëm të bllokut, vetëm nëse të gjitha shtetet anëtare vazhdojnë të bëjnë pjesën e tyre në luftën kundër trafikantëve dhe emigracionit të paligjshëm masiv', tha Meloni gjatë një konference të përbashkët për media në Romë me homologun e saj belg, Bart De Wever. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ANSA, Meloni konfirmoi se kishin diskutuar për menaxhimin e flukseve migratore 'pas një vere që, siç e keni parë, ishte shumë e trazuar, duke ngritur edhe një herë çështjen e aftësisë së Evropës për t'u përgjigjur në këtë drejtim dhe për t'iu përgjigjur krizave'. Meloni theksoi gjithashtu nevojën për një interpretim dhe zbatim më efektiv të konventave ndërkombëtare. Përveç kësaj, ajo tha se me De Wever kishin diskutuar për pasojat e krizave ndërkombëtare mbi sistemet ekonomike dhe sociale dhe shtoi se çështjet e konkurrueshmërisë dhe kostove të energjisë duhet të trajtohen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian. 'Ndikimi i situatës në Hormuz mbi koston e karburanteve, plehrave dhe lëndëve të para është i dukshëm për të gjithë, ashtu siç është e dukshme edhe shkalla në të cilën e gjithë kjo po rëndon mbi ne', theksoi Meloni. Nga ana e tij, De Wever përsëriti nevojën që Evropa të bëhet më e fortë 'në një botë gjithnjë e më komplekse'. Ai gjithashtu tha se mund të ndërtohet një kornizë e përbashkët në fushën e mbrojtjes, ndërsa bëri thirrje për menaxhim më të mirë të migracionit dhe azilit. Deklaratat erdhën pasi, sipas vlerësimit zyrtar të qeverisë spanjolle, rreth 72.000 persona kaluan në mënyrë të parregullt nga Maroku në Ceuta më 30 dhe 31 korrik. Fluksi i paprecedentë solli për një periudhë të shkurtër një numër migrantësh pothuajse të barabartë me popullsinë e enklavës. Vlerësimet e qeverisë sugjerojnë se rreth 5.000 migrantë që mbërritën gjatë kalimeve masive vazhdojnë të qëndrojnë në Ceuta, një enklavë e vogël spanjolle me rreth 80.000 banorë. Kriza shkaktoi kritika të ashpra ndaj Madridit nga qeveri të tjera evropiane. Një grup prej 22 vendeve të BE-së nënshkruan një letër të hapur, duke thënë se politikat relativisht të hapura të Spanjës ndaj migracionit kishin vepruar si një 'faktor tërheqës'.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.