Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka paralajmëruar ministren e re të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, lidhur me kontratat koncesionare në sektorin e shëndetësisë.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Noka iu drejtua Spahiut duke i thënë se marrja e këtij posti paraqet rrezik për të ardhmen e saj.
Kjo duke argumetuar se ajo mund të përballet me pasoja ligjore. Më tej Noka, përmedi rastin e ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj, ish-ministrit të Shëndetësis Ilir Beqajt dhe kryebashkiakut Erion Veliajt.
Flamur Noka: Ku është ajo Klodiana? Klodiana, do ta firmosësh 'fap-fap' atë KAYO-n e Shëndetësisë, do shkosh te vendi moj e gjorë. Se kështu i tha të gjithëve ky, i tha dhe Arben Ahmetajt, 'firmos 'fap-fap', çfarë të duash, se për kokë të Zahos të përgjigjem unë.' Ku është Ahmetaj sot?
I tha kështu edhe Ilir Beqajt, 'fap-fap', dhe Vilma Nushit dhe Klod Allajbeut, 'firmosja të gjithëve, se jam unë këtu.' Ky është Beqaj sot? Kështu, moj Klodiana, i tha edhe Erion Veliajt. Ku është Veliaj sot? Prit, prit…
Klodiana, ulja në atë karrige të rrezikon kokën, matu dhe refuzoje. Kemi qenë shokë shkolle dikur dhe me dhimbje të shoh një shoqen time të shkollës 'fap-fap' dhe të përfundosh pas hekurave. Reflektoni sa nuk është vonë.
(0)Comments