Defekt teknik paralizon trafikun ajror në Britani, bllokohen nisjet e fluturimeve në 10 aeroportet kryesore të vendit!

Defekt teknik paralizon trafikun ajror në Britani, bllokohen nisjet e fluturimeve në 10 aeroportet kryesore të vendit!
View on original source
Category: SciTech
Share
Archive
Like
Një defekt teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror ka shkaktuar probleme në fluturimet në disa nga aeroportet më të mëdha të Britanisë së Madhe, mes tyre Heathrow, Gatwick dhe Stansted. Kompania National Air Traffic Services (NATS), përgjegjëse për kontrollin e trafikut ajror, tha se po punon për të identifikuar shkakun e defektit. Pasagjerëve u është kërkuar të kontrollojnë statusin e fluturimit me kompaninë ajrore përpara se të udhëtojnë drejt aeroportit. Sipas të dhënave të Flightradar24, probleme janë raportuar në 10 aeroporte britanike, përfshirë Heathrow, Gatwick, Stansted, London City, Manchester, Birmingham, Bristol, Edinburg, Aberdeen dhe East Midlands. Eurocontrol njoftoi se situata pritet të normalizohet gjatë mbrëmjes, nëse defekti teknik zgjidhet sipas parashikimeve. KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com Votat totale janë unike

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.