Ahmetaj vijon sërish me akuza: Koncepti KAYO do të klonohet, Delvina Gas dhe aeroporti i Vlorës në skemë

Ahmetaj vijon sërish me akuza: Koncepti KAYO do të klonohet, Delvina Gas dhe aeroporti i Vlorës në skemë
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Pas emiisonit të mbrëmshëm me Çim Peka lIve, ku ish zvlryeministri Arben Ahmetaj hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama, segmenteve të SPAK-ut dhe sistemit të drejtësisë, ministrave, zyrtarëve dhe biznesmenëve të ndryshëm. dhe publikoi audiopërgjime duke akuzuar kryeministrin Rama, biznesmenin izraelit Ron Yeffet dhe kompanitë TIMAK e KAYO për trafik armësh, grabitje të pasurive publike e grabitje të fondeve të taksapaguesve shqiptarë., sërish ai sot nëpërmjet emisionit Task Force me Sonila Meçajn kreu një lidhje live. Arben Ahmetaj e cilësoi audiopërgjimin e publikuar një natë më parë si një prej indicieve më të rëndësishme që, sipas tij, i janë dhënë drejtësisë shqiptare për të zbardhur atë që ai e quan një strukturë kriminale të shtrirë në sektorët kyç të ekonomisë. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse materiali është i mjaftueshëm për të vënë në lëvizje SPAK-un, Ahmetaj tha se nuk po fliste për betejën e tij personale, por për atë që, sipas tij, ka ndodhur në Shqipëri gjatë gjashtë viteve të fundit. 'Unë nuk po flas për pjesën time, po flas për atë që po ndodh prej të paktën gjashtë vitesh në Shqipëri, minimalisht gjashtë vitesh. Ju e dëgjuat audiopërgjimin dhe ju falënderoj që kërkuat të flisnim, pranova me kënaqësi edhe për të sqaruar sërish audiopërgjimet, që shqiptarët ta kenë të qartë një herë, dy herë, dhjetë herë e njëzet herë se çfarë janë këto audiopërgjime dhe se si realizohen. Kjo lloj strukture kriminale në të gjithë sektorët kyç dhe në gjakun e buxhetit të shtetit, që në finale është gjaku i shqiptarëve.' Më pas Ahmetaj u ndal te Delvina Gas, duke pretenduar se e njëjta skemë që ai e quan 'koncepti KAYO' po tentohet të aplikohet edhe në këtë pasuri hidrokarbure. Sipas tij, nga audiopërgjimi del një ndarje e paracaktuar aksionesh, ku privati do të zotëronte pjesën dërrmuese dhe shteti do të mbante një pjesë të vogël. Ahmetaj përmendi në këtë kontekst edhe emrin e ministrit Ermal Nufit, të cilin e identifikoi si zëvendëssekretar të përgjithshëm të Kryeministrisë në periudhën për të cilën flitet në material. Sipas tij, në bisedë përmendet që kompania nuk do të quhej KAYO, por do të përdorej 'i njëjti koncept'. Pretendimet për një skemë të tillë në Delvinë janë bërë publikisht edhe në raportimet pas intervistës së Ahmetajt. 'Vetë flitet për një koncesion, për grabitjen e një koncesioni të lidhur me Shqipërinë, që është Delvina Gas. Siç janë ndier, ne do të jemi 80%, qeveria do të ketë 10 ose 20%. Pra, ky e merr përsipër dhe përcakton ndarjen e aksioneve. Praktikisht, ky është pronari, sikur kreu i organizatës është administratori dhe ky është pronari i Shqipërisë. Dhe thotë: 'Igori do të jetë 80 ose 90, si do që ta vendosim. Dhe më pas do të kemi një marrëveshje me vete. Por unë nuk mund të jem në të formalisht. Ndoshta më vonë situata ndryshon'. Dhe fillojmë e flasim, pasi të kalojmë qeverinë e ministrave, të hënën, të martën është Këshilli i Ministrave.' Ahmetaj pretendoi se modeli nuk kufizohet vetëm te Delvina Gas, por sipas tij është një mekanizëm që po shtrihet në sektorë të tjerë. Ai përmendi Bankers Petroleum, shëndetësinë, Aeroportin e Vlorës dhe TEC-in e Vlorës, duke i paraqitur si raste ku, sipas tij, pasuritë ose aktivitetet publike kalojnë në struktura të përbashkëta me privatë. 'Këta kanë ngritur një sistem, ku në emër të një pseudo-kauze, ata grabisin prona publike nga ata që i kanë, që i përdorin ose që i ndërtojnë, pa pasur asnjë frikë për pasoja juridiko-financiare ndaj buxhetit të shtetit,' u shpreh ai. Në vijim, Ahmetaj e përkufizoi 'konceptin KAYO' si mënyrën përmes së cilës, sipas tij, paratë e buxhetit publik devijohen drejt klientëve të qeverisë. Ai tha se modeli do të 'klonohet' edhe në sektorë të tjerë dhe akuzoi deputetët socialistë se, pavarësisht se e kuptojnë sipas tij se çfarë po ndodh, kanë zgjedhur të mos reagojnë. 'Pra, koncepti KAYO është mënyra se si devijojnë paratë e buxhetit të shtetit tek klientë të kreut të organizatës. Për shembull, në rastin konkret klienti është Roni, por më pas mund të kesh klientë të tjerë, qofshin këta qytetarë ukrainas, apo nuk e di se çfarë qytetarësh janë.'

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.