​Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

​Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë
View on original source
Category: Health
Share
Archive
Like
Në Kosovë janë regjistruar 3 mijë e 775 raste të reja me sëmundje malinje dhe beninje gjatë vitit të kaluar. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kjo paraqet rritje prej tre pikë 6 për qind krahasuar me vitin paraprak. Më 2024 ishin evidentuar 3 mijë e 644 raste, transmeton KosovaPress. Raporti 'Statistikat e Shëndetësisë 2025' tregon rritje edhe të vizitave në institucionet shëndetësore. Ky ndryshim është shënuar në nivelet parësore, dytësore dhe tretësore. Rritja më e madhe është evidentuar në laboratorët e të gjitha niveleve të kujdesit shëndetësor. Në sektorin publik shëndetësor ishin të punësuar gjithsej katërmbëdhjetë mijë e katërqind e dyzet e katër persona. Prej tyre, tre mijë e njëqind e shtatëmbëdhjetë ishin mjekë specialistë dhe tetë mijë e njëqind e pesëdhjetë e një infermierë. Në këtë sektor punonin edhe treqind e tetëdhjetë e gjashtë stomatologë, njëqind e njëzet farmacistë dhe pesëdhjetë e shtatë fizioterapistë. Numri përfshin gjithashtu dyqind e tridhjetë e pesë bashkëpunëtorë shëndetësorë dhe dy mijë e treqind e shtatëdhjetë e tetë pjesëtarë të stafit jomjekësor. Ndërkaq, numri i profesionistëve shëndetësorë të licencuar nga odat përkatëse arriti në shtatëmbëdhjetë mijë e tetëqind e tridhjetë. Prej tyre, dhjetë mijë e pesëqind e tridhjetë e një ishin burra, ndërsa shtatë mijë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë gra. Gjatë vitit të kaluar, në Kosovë operonin dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë e dy institucione private shëndetësore të licencuara. Në këtë numër përfshihen tridhjetë e tre spitale dhe dy mijë e treqind e njëzet e nëntë institucione të tjera. Ambulancat stomatologjike përbënin kategorinë më të madhe, me katërqind e njëzet e pesë institucione. Pas tyre renditeshin ambulancat gjinekologjike me njëqind e tetëdhjetë e nëntë dhe qendrat diagnostike me njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.