Në kokat e turbullta s'ka vend për humanizmin

Në kokat e turbullta s'ka vend për humanizmin
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Nga Bajram Peçi Krerët e Bashkimit Europian pasojnë këto orë njeri-tjetrin, duke bërë deklarata se janë të tronditur nga glorifikimi prej heroi dhe ceremonia madhështore e varrimit që qeveria e Serbisë i bëri Mlladiçit, kriminelit që ushtroi genocid dhe vrau mijra njerëz me plumb pas koke. Në Bosnje, në Republikën e Kosovës dhe në Shqipëri, është vështirë të ndeshësh kënd që të ndjehet i habitur mesa ndodh! Shumica e qytetarëve të këtyre tri shteteve, që u njohin serbëve dhëmb e dhëmballë, më së shumti i përmbahen bindjes se në Serbi shumica e banorëve të saj janë në njëfarë mënyre Mlladiça. I përket Serbisë t'ua heqi nga koka këtë 'paragjykim'. Kur me urdhër vriteshin me plumb pas koke 10 mijë oficerë polakë, ata që i vrisnin nuk dinin pse ndodhte kjo? Arsyen e dinte Stalini. Masakra e Katinit e pranverës së vitit 1940, u krye me urdhër të Byrosë Politike të Bashkimit Sovjetik – Stalinit, Molotovit, Kaganoviçit, Voroshillovit, Mikojanit dhe Kalininit, që nënshkruan urdhërin për të ekzekutuar 25.700 polakë, të cilët ndodheshin në kampe dhe burgje në Ukrainën dhe Bjellorusinë Perëndimore, strehuar atje pas sulmit të hordhive naziste mbi Poloninë. Bashkimi Sovjetik nuk ishte në luftë me Poloninë, por i ashtuquajturi pakt (i fshehtë) mes Ribentropit dhe Molotovit, më 23 gusht 1939, e kish ndarë Poloninë mes tyre. Ndërsa në Srebenicë, Më 11 korrik të vitit 1995, kur Mlladiç urdhëronte të vriteshin (po me plumb pas koke) 8 mijë qytetarë boshnjakë, djem e burra të pa armatosur, paqësore, rrëmbyer nga shtëpitë e tyre, arsyeja dihej: të shfarrosen të gjithë ata që nuk janë serbë dhe nuk i përkasin besimit të tyre fetar. Nuk i vrau Mlladiç me dorën e tij, por disa qindra Mlladiçë të tjerë. e ata që nuk janë serbe dhe nuk I përkasin besimit të trye fetar.h Bota e tromaksur nga ky krim i përbindshëm, i lejuar të ndodhte edhe prej trupave paqruajtëse hollandeze, u vu në lëvizje, nga ku, nën diktimin amerikan, u vendos paqja e brishtë e Dejtonit. E thënë në mënyrë të përmbëledhur, ceremonia e varrimit u shndërrua në një pasqyrë për t'i treguar botës se Serbia ka qenë e mbetet po ajo agresore që provokoi luftrat në ish Jugosllavi, që luftoi përbindshëm kundër kroatëve, që rrethoi për vite Sarajevën dhe kreu krime të llahtarshme me gjuetinë kundër fëmijve dhe grave, që ndërmorri genocidin kundër shqiptarve në Kosovë, që provokon pareshtur me sjellje dhe veprime popullin shqiptar. Nën ritet ortodokse priftërinjtë bekuan udhëtimin e Mlladiçit në përjetësi, ashtu siç kishin bekuar armatën serbe për vrasjen masive të popujve fqinjë. Në kokat e turbullta të elitës politike në pushtet, nën shembullin e presidentit hipokrit Vuçiç, që u përfaqësua në varrim prej familjes së tij, nuk pati asnjë moment ktjellimi prej ndokujt që të kuptonte se ceremonia ishte një ditë shkatërruese për popullin e tyre. Ata që bëjnë politikën europiane, me gjasa, pas tri ditësh do ta kenë harruar këtë ceroemoni dhe do fillojnë nga qokat, por populli boshnjak dhe ai shqiptar nuk do ta harrojnë kurrë! Për shumë studiues të Ballkanit, me ngjarjen e përjetuar të ceremonisë shtetërore të varrimit të kriminelit, do mund t'í kuptojnë shumë gjëra edhe më qartë! Nderi prej heroi që i bënë Mlladiçit do t'i bëjë historianët të njohin më saktësisht rajonin dhe t'i japin përgjegje opinionit ndërkombëtar se pse Serbia po armatoset kaq vrullshëm dhe kundër kujt përgatitet të sulmojë në këtë rajon të gjymtuar nga luftrat?! Serbia, sipas asaj që shkruante në kohën e tij, Lamartine, (mesi i shek.XIX), '…nuk ishte gjë tjetër veçse një oqean pyjesh, që kishte më shumë derra se njerëz'. Në vitin 1841, Blanqui shkruante nga Beogradi se '…disa baraka, një spital, një ndërtesë burgu, lajmërojnë praninë e një qytetërimi në zhvillim'. A e ndihmuan vallë këto ngrehina dhe të tjera më pas, që ta fusnin popullin serb në rrugën e qytetërimit, të humanizmit njerëzor, të popullit që di të jetojë në fqinjësi të begatë e mirëkuptim? Kjo ceremonia e varrimit shërbeu përpos se t'í largojë popujt e Ballkanit edhe më! Si gjithnjë, shkaktare pse ndodh kështu, është Serbia? E gjithë ceremonia e varrimit s'ishte veçse një kërcënim serioz kundër paqes, kundër fqinjëve, një acarim i provokuar tensionesh e krizash. Të jemi syçelët!

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.