Moska paralajmëron se sistemet raketore amerikane në Norvegji mund të bëhen objektiv në rast konflikti të armatosur

Moska paralajmëron se sistemet raketore amerikane në Norvegji mund të bëhen objektiv në rast konflikti të armatosur
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Rusia ka deklaruar se sistemet raketore amerikane të vendosura në Norvegji do të bëheshin objektiv në rast të një konflikti të armatosur, pasi ato mund të arrijnë një pjesë të konsiderueshme të territorit evropian të Rusisë, përfshirë Moskën, transmeton A/nadolu. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, në një deklaratë tha se forcat strategjike të parandalimit të Rusisë tashmë po marrin parasysh vendndodhjet e sistemeve amerikane dhe objektet e tyre të komandimit gjatë planifikimit të përdorimit të armëve goditëse. 'Për ata që morën vendimin në Washington dhe Oslo për vendosjen e këtyre sistemeve në Norvegji, nuk duhet të jetë befasi që, si pjesë e masave kundërpërgjigjëse të Rusisë, vendndodhjet ku janë dislokuar sistemet amerikane dhe objektet e tyre të kontrollit të bëhen objekt i vëmendjes së veçantë të forcave strategjike të parandalimit të Rusisë', tha ajo. Sipas saj, vendosja e sistemeve në Norvegji u mundëson atyre të mbulojnë 'një pjesë të konsiderueshme të territorit evropian të Rusisë, përfshirë Moskën'. Ajo tha se sistemet janë të afta të përdorin raketa lundruese Tomahaëk. Komentet erdhën pas dislokimit në qytetin Trondheim të një sistemi të lëvizshëm raketor të marinës amerikane, të vendosur në kontejner, për stërvitjen e NATO-s 'Atlantic City 26', e cila u zhvillua nga 26 gushti deri më 4 shtator me pjesëmarrjen e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Norvegjisë. Marina amerikane e ka demonstruar sistemin lëshues të vendosur në kontejner me raketa Tomahawk dhe SM-6, megjithëse materialet publike amerikane nuk specifikojnë se cilat raketa, nëse kishte të tilla, e shoqëruan sistemin lëshues gjatë dislokimit të tij në Norvegji.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.