Kosova vendos masë antidamping ndaj importit të farës së grurit nga Serbia -

Kosova vendos masë antidamping ndaj importit të farës së grurit nga Serbia -
View on original source
Category: Business
Share
Archive
Like
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka vendosur detyrim të përkohshëm antidamping prej 0.04 euro për kilogram për importin e farës së grurit për mbjellje me origjinë nga Serbia. Për vendimin ka njoftuar ministrja në detyrë e MINTI-t, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka bërë të ditur se të martën ka nënshkruar vendimin për vendosjen e kësaj mase. Sipas Kusari-Lilës, vendimi është marrë pas një hetimi të zhvilluar nga Ministria, ku janë evidentuar dëshmi paraprake për import të farës së grurit me çmime damping dhe dëmtim të prodhuesve vendorë. 'Ky vendim është marrë pas hetimit të zhvilluar nga Ministria dhe dëshmive paraprake për import me çmime damping dhe dëmtim të prodhuesve vendorë. Prodhuesi vendor nuk do të lihet i pambrojtur përballë konkurrencës së pandershme. Tregu ynë duhet të jetë i hapur, por edhe i drejtë. Do të përdorim çdo instrument ligjor në dispozicion për të mbrojtur prodhimin vendor, konkurrencën dhe interesin ekonomik të Kosovës', ka shkruar Kusari-Lila në Facebook. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali/

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.