Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve! I kemi vënë popullit gardh metalik, Kuvendi në shtetrrethim

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve! I kemi vënë popullit gardh metalik, Kuvendi në shtetrrethim
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është shprehur sot nga salla e Kuvendit se Parlamenti duhet të shpërndahet. Blushi tha se Parlamenti nuk përfaqëson më vullnetin e popullit shqiptar, por interesat e krimit të organizuar. Ai shtoi gjithashtu se Kuvendi ditën e sotme ishte kthyer në 'shtetrrethim', duke iu referuar masave të sigurisë të vendosura, teksa jashtë Parlamentit protestohej. 'Doja ta nisja me një urim, që në fakt është sot urimi i shumicës dërrmuese të të gjithë shqiptarëve, që kjo legjislaturë të mbyllë sa më parë punimet, sepse ky Parlament nuk përfaqëson vullnetin e shqiptarëve. Atyre shqiptarëve që edhe sot u kemi vënë para gardhe metalikë dhe e keni kthyer Kuvendin në shtetrrethim, të denjë vetëm për zotin Raketa që ka gjetur mirësinë të vijë sot në Kuvend dhe uroj të japë sqarime që e ka shndërruar Shqipërinë, një vend anëtar të NATO-s... Prandaj e ftoj zotin Raketa që t'i fusë edhe një raketë në mënyrë këtij Parlamenti që duhet të shkrihet. Shumica e ligjeve që sot po rrjepin shqiptarët mbajnë vulën tuaj', tha mes të tjerash Blushi. Votat totale janë unike

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.