Nga 19 shtatori pagesat për pasaportë amerikane dhe shërbimet noteriale do të kryhen me Pay.gov

Nga 19 shtatori pagesat për pasaportë amerikane dhe shërbimet noteriale do të kryhen me Pay.gov
View on original source
Category: Blend
Share
Archive
Like
Ambasada amerikane një Tiranë, njoftoi sot se, duke filluar nga 19 shtatori 2026, pagesat për aplikimet për pasaportë amerikane dhe shërbimet noteriale pranë Seksionit Konsullor të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë do të kryhen në mënyrë elektronike. Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së, pagesat do të realizohen përmes Pay.gov, platforma zyrtare e qeverisë amerikane për pagesat online, e cila ofron një mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme për kryerjen e tarifave konsullore. Ambasada u bën thirrje qytetarëve që, pas kryerjes së pagesës, të printojnë dhe të marrin me vete vërtetimin e pagesës nga Pay.gov në ditën e takimit për Shërbimet për Qytetarët Amerikanë. Platforma Pay.gov përdoret nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së dhe ofron mundësi pagese me kartë debiti ose krediti, si dhe metoda të tjera të përcaktuara nga shërbimi përkatës.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.