Ministri Nufi: S'ka më ushtarë dhe efektivë që fikin zjarret me shkurre, zjarret kanë përfshirë gjithë rajonin

Ministri Nufi: S'ka më ushtarë dhe efektivë që fikin zjarret me shkurre, zjarret kanë përfshirë gjithë rajonin
View on original source
Category: Politics
Share
Archive
Like
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në një lidhje nga Lezha flet për situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se fenomeni ka prekur të gjithë rajonin. 'Situata e zjarreve nuk është një situatë tipike e Shqipërisë. Po të shikoni online, hartat dhe satelitët e NASA-s, e kuptoni që është i gjithë rajoni, Italia, Greqia, që janë përfshirë nga flakët e zjarrit' , tha Nufi. Ministri nënvizoi se përballimi i zjarreve kërkon ndërhyrje me mjete të posaçme, ndërsa mohoi përdorimin e mjeteve primitive nga efektivët e Forcave të Armatosura. 'Nuk besoj që ke parë sivjet asnjë ushtar të FA-ve që fikin zjarret me shkurre. Janë pajisur shumë mirë ushtarët e Forcave të Armatosura, të bazës së emergjencave civile, që kanë mjete apostafat për përballimin e zjarreve', u shpreh ai në 'A2cnn'. Sipas Nufit, ndërhyrja bëhet përmes zjarrfikëseve, pompave të ujit dhe hapjes së brezave mbrojtës, ndërsa kur situata e kërkon, përdoret edhe ndërhyrja nga ajri.

(0)Comments

 

A note on cookies

Newshunt uses essential cookies to keep you signed in and to remember your language and country, so the site works the way you expect. With your permission, we'd also like to use analytics cookies to understand how people use Newshunt and improve it over time.

Accepting only affects analytics. To learn more, view our Privacy Policy or Terms & Conditions.