Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka mikpritur në një takim në Tiranë Komandantin e Komëndës Qendrore të Operacioneve Speciale të SHBA-ë, Gjeneral Major Jasper Jeffers, i cili shërben gjithashtu si komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza.
Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e partneritetit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Të dyja palët theksuan rëndësinë e partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA dhe të angazhimit të përbashkët në NATO, si dhe rolin e bashkëpunimit të ngushtë në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe kontributin për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
'Shqipëria mbetet e vendosur për të thelluar më tej bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe për të dhënë kontributin e saj në misione të përbashkëta ndërkombëtare, forcimin e Aleancës dhe të sigurisë së përbashkët', tha mes të tjerash Nufi gjatë takimit.
Gjeneral Major Jasper Jeffers u takua më herët edhe me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
Votat totale janë unike
(0)Comments